30,10,2024

Vajzat psikopate vrasin 39-vjeçaren dhe bëjnë selfie me të (FOTO)

Must Read

ba_1460286442-213141

Mediat e kanë konsideruar një çmenduri gjestin e dy adoleshenteve që dhunuan për vdekje bashkëjetuesen e tyre.

Me shumë siguri, Angela Ërightson gjatë orëve të fundit të jetës së saj tragjike, ka përjetuar dhimbje emocionale dhe fizike të paimagjinueshme.

Ato janë rrënqethëse dhe shumë shqetësuese për t’u lexuar.

Ajo u mbajt peng nga dy shoqërueset e saj, u rrah, u poshtërua dhe u ndot nga dy të krisura me të cilat ajo ishte bashkuar për shkak të vetmisë.

Për tetë orë me radhë, kjo dyshe e frikshme, që ishin vetëm 13 dhe 14 vjeçe dhe që mendohet se ndodheshin në duart e sistemit të kujdesit social , e rrahën me çfarë mjeti kishin, deri në vdekje.

Pas gjithë këtij akti, diku ato ndaluan dhe vendosën të bëjnë selfie për t’i ngarkuar në rrjetet sociale për të bërë humor me ndjekësit e tyre dhe shoqërinë.

Gruaja 39 vjeçare e alkoolizuar dhe me probleme mendore, që peshonte vetëm 40 kg, iu kërkoi të ndalonin, dhe të mos vazhdonin më me dhunën makabre, por ato nuk gjeten në vetvete dashurinë për jetën, ndërsa vazhduan ta godisnin me çfarë gjenin në shtëpi.

Vazo qeramike, një televizor, një printer, një kornizë pikture, një tabaka gotash, një lopatë dhe një ibrik është hedhur mbi trupin dhe kokën e saj.

2_1460286424-60375013_1460286428-42367061_1460286420-1363914

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img