27,07,2024

Vajzat dhe të miturit, subjekt i trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë

Must Read

Grupet e ndryshme kriminale janë mjaft aktive në shfrytëzimin e kategorive të caktuara, kryesisht femrave dhe të miturve, për trafikim me qenie njerëzore. Trafikantët, viktimat e tyre i shfrytëzojnë kryesisht për përfitime apo me qëllim të shfrytëzimit seksual, përkatësisht shfrytëzimit për prostitucion.
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit bënë të ditur se gjatë vitit 2017 institucionet e Kosovës kanë identifikuar 32 viktima të trafikimit, përkatësisht 25 gra dhe tre meshkuj.
Prej tyre, 18 viktima kanë qenë subjekt i trafikimit për shfrytëzim seksual, shtatë kanë kryer punë të detyrueshme, tre prej tyre kanë kërkuar lëmoshë, derisa katër të tjerë janë cilësuar si “të nënshtruar plotësisht”.
Numri më i madh i viktimave seksuale përbëhet nga vajzat që vijnë nga Kosova, Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe Filipinet.
Institucionet e Kosovës thonë se kanë ndërmarrë aksione të shumta për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore.
Shef i sektorit qendror të hetimit të trafikimit me qenie njerëzore, Riza Murati, thotë për REL se Policia e Kosovës ka ndërmarrë mbi 140 aksione gjatë vitit të kaluar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Sipas tij, numri më i madh i viktimave të trafikimit kanë qenë subjekt i trafikimit seksual.
“Ne tani viktimat i kemi më tepër ato që janë vendore sesa që vijnë nga vendet e tjera. Prej 32 viktimave sa kanë qenë vitin e kaluar, ne kemi identifikuar se diku shtatë prej tyre kanë qenë nga vendet e tjera, pesë nga Shqipëria, një nga Moldavia dhe një nga Filipinet, domethënë janë identifikuar si viktima të trafikimit të shfrytëzuara në Kosovë”, tha Murati.
Një prej vendeve ku ka rezultuar me gjetjen e viktimave që ishin subjekt i trafikimit për shfrytëzim seksual kanë qenë qendrat e ndryshme të masazheve.
“Këtë vit kemi zhvilluar një operacion kontrolli nëpër sallonet e masazhës apo lokale e tilla dhe ka rezultuar se nga 68 sosh, sa janë kontrolluar, 40 prej tyre janë mbyllur”, deklaroi Murati.
Gjendja ekonomike në Kosovë është shumë favorizuese për trafikantët, thotë Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Shala thotë se luftimi i trafikimit është i vështirë, pasi që institucionet nuk i kanë kapacitetet e nevojshme profesionale.
“Nuk i marrin dënimet e merituara, dënimet janë të ulëta dhe shpejt dalin nga burgu. Institucionet jo pse nuk bëjnë diçka, mirëpo është e pamundur me këtë kapacitet profesional që kanë dhe mundësitë t’i mbulojnë të gjitha rastet. Raporti është objektiv. Numri nuk është real sepse ka shumë më tepër raste të trafikuar, por nuk ka kapacitet më shumë për të bërë më tepër”, tha Shala.
p;

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img