29,04,2024

Vajza e largon nga Facebook-u, bën vetëvrasje

Must Read
Vendi ku u krye vetëvrasja

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Carpenedolo, pranë Breshias në vendin fqinj, ku 15-vjeçari pasi ka hedhur një foto në Istagram, ka shënuar datën e lindjes dhe datën e djeshme.

Adoleshenti hipi në ndërtesën e quajtur “Madonna del Castello”, duke u hedhur nga një distancë prej 10 metrash. Për fat të keq, i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për rastin.

Ditët e fundit, adoleshenti ka shkruar vazhdimisht statuse me shenja pesimizmi në rrjetet sociale. Mësohet se e gjithë historia ka ndodhur për shkak se një vajzë e ka hequr atë nga Facebook-u, çka e ka dëshpëruar adoleshentin.

Sipas një faqeje lokale, trupi i pajetë i mbuluar nga gjaku u gjet më vonë në tokë. Mediat italiane e cilësojnë rastin e një shoqërie të rinjsh që janë varur gjithnjë e më shumë nga realiteti virtual.

The post Vajza e largon nga Facebook-u, bën vetëvrasje appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img