27,11,2024

Vaji i kokosit është “helm”: Profesoresha e Harvardit thotë se ky është ushqimi më i keq që mund ta hani

Must Read

Sipas Prof. Dr. Kerin Michels, vaji i kokosit është “helm” duke thënë se ky vaj është njëri prej ushqimeve më të këqija që ju mund të hani, edhe pse vaji i kokosit kohëve të fundit po përdoret shumë jo vetëm për lëkurë, por edhe në ushqime.

Kardiologët e dinë shumë mirë se vaji i kokosit mund të jetë mjaft i shijshëm dhe i kushtueshëm, por këto kualitete nuk janë shokë të mirë të arterieve tuaja.

Dr. Michells për më shumë shtoi se ky lloj i vajit është më i keq se yndyra e derrit. Mirëpo e keqja këtu është se shumica e njerëzve, e sidomos në Amerikë, pas një studimi të bërë në 2016, 70% e tyre besonin se vaji i kokosit është i shëndetshëm, madje disa e shihnin si njëri prej produkteve më të shëndetshme.

Gjithashtu disa persona besojnë se vaji i kokosit mund ta shërojë edhe sëmundjen e Alzheimerit, edhe pse nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të mbështetur këtë konstatim.

Shkallën më të lartë të shitjes ky vaj e arriti në vitin 2000. Deri sot ky lloji vajit konsiderohej  dhe ende konsiderohet i shëndetshëm, madje në disa raste përdoret edhe për humbje të peshës.

Por Dr. Michels beson fuqishëm në ndikimin negativ të këtij vajit, duke dhënë  rekomandime shëndetësore se a të përjashtohen apo jo yndyrat e ngopura nga dieta juaj. Vaji i kokosit përmban 82% yndyra, ndërsa vaji i zakonshëm që shumica e përdorim për gatim përmban shumë më pak diku rreth 7-10%.

“Vetëm për shkak që vjen nga një bimë nuk do të thotë që është e mirë për ju” – thekson Dr. Kerin. Kjo e fundit nuk është e para që vjen me këtë konkludim , një studim i bërë nga “The American Heart Association” ka ardhur në përfundim se nuk duhet të konsumohet shumë nga ky vaj, sepse të gjithë yndyrat e ngjashme shkaktojnë dëme të rrezikshme në zemrën tuaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img