02,05,2024

Ushtria siriane deklaron se amerikanët po ndihmojnë ISIS-in

Must Read

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve siriane SANA, bombardimet ndodhën në malin el-Tharda, në rajonin e Deir ez-Zor dhe kanë shkaktuar viktima dhe shkatërrime.

62 ushtarë sirianë u vranë dhe mbi 100 mbetën të plagosur në sulmet ajrore nga ana e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, citohet nga RT zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Major-General Igor Konashenkov, i cili i tha se i referohej informacionit të marrë nga Komanda e Përgjithshme e Sirisë.

Përfaqësuesit e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kanë refuzuar të komentojë mbi sulm ajror kundër ushtrisë siriane, kur u kontaktuan nga agjencia e lajmeve RIA-Novosti.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi këtë të shtunë se avioni i cili realizoi sulmet kishin hyrë në hapësirën ajrore siriane nga territori i Irakut.

Katër sulme kundër pozicioneve siriane janë kryer nga dy F-16 dhe dy A-10, shtoi ministria.

Edhe në qoftë se bombardimet e trupave qeveritare siriane ishte një gabim, kjo është ende një pasojë e mungesës së vullnetit të Uashingtonit për të koordinuar përpjekjet e saj anti-terroriste me Moskën, vijoi ministria ruse.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar edhe një raport nga agjencia e lajmeve SANA, se sulmet e Shtetit Islamik filluan menjëherë pasi pozicionet e ushtrisë siriane u goditën nga ajri.

Veprimet e koalicionit “hapën në mënyrë të qartë rrugën për terroristët e Shtetit Islamik për të sulmuar pozicionin dhe të marrë më pas kontrollin e tyre”, raporton SANA duke cituar Komandën e Përgjithshme të Forcave të Ushtrisë dhe të Forcave të Armatosura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img