
Kalimtarë të shumtë patën mundësinë të shihnin nga afër mjetet dhe pajisjet e reja të Forcave të Armatosura.
Gjatë kësaj parade u shfaqen disa nga asetet e Forcave të Armatosura, të Forcës Tokësore armatimi i ri, të Forcës Detare gomone dhe polumbarë dhe mjete të tjera të detarisë.
Në mesin e pajisjeve ishin tre helikopterë, dy Cougar dhe një i shëndetësisë. Në aktivitet morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.
The post Ushtria shqiptare zbarkon në mes të Tiranës (Foto) appeared first on Lajminet.