08,05,2024

Ushtari i UÇK-së mbeti jashtë listës së veteranëve, thotë se mashtruesit ia zunë vendin

Must Read

Madje, ai thotë se tashmë është konfirmuar se ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I kishte 18 vjet kur u betua si ushtar i UÇK-së dhe këtë ngjarje e mban mend shumë mirë Fadil Gashi nga Shiroka, mirëpo pas 20 viteve ai nuk figuron në listën e veteranëve të luftës së UÇK-së, ku zyrtarisht është vërtetuar se kanë zënë vend mbi 19 mijë mashtrues.

Ai beson se këta të fundit ua zunë vendin.

“Sherri i tyne, jemi mbet na. Ata që s’kanë qenë në luftë, s’kanë qenë ushtarë, janë tash veteranë. Na që kemi qenë jemi jashtë listës”, thotë ai.

Gashi dyshon se emri i tij po shfrytëzohet nga dikush tjetër.

Aktivitetin e Gashit si ushtar në rajonin e Duhlës dhe Suharekës, e ka konfirmuar edhe ish zëvendëskomandanti i kësaj zone, Mufail Elshani.

Ai ka thënë se vonesa për aplikim ka bërë që emri i Fadil Gashit të mbetet jashtë listave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img