27,04,2024

Ushtarët amerikanë, të lumtur që do të ndihmojnë Kosovën

Must Read

Rreth 100 ushtarë të Gardës Kombëtare të Indianës me brigadë luftarake të aviacionit të Divizionit të Këmbësorisë janë vendosur në Ballkan në mbështetje të Forcës së Kosovës.

Kolegët, familja dhe miqtë e uruan Hoosier Guardsmen në ceremoninë e shkuarjes. Nënkoloneli Larry Muennich, do të çojë trupat e aviacionit.

“Unë mund të jem më shumë krenar se tani për të udhëhequr këtë organizatë profesionistësh në mbështetje të misionit tonë jashtë vendit”, tha Muennich.

Hoosier Guardsmen do të sigurojë operacionet e stabilitetit në misionin e udhëhequr nga NATO, që kontribuon për një mjedis të qetë dhe të sigurt.

“Ne e dimë se zemra e mbrojtjes së vendit tonë janë ushtarët. Ju jeni gati për frontin”, tha në fjalën e tij Muennich. “Ata janë të gatshëm që edhe një herë t’i përgjigjen thirrjes së kombit tonë në mbështetje të operacioneve të stabilitetit në Kosovë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img