28,08,2025

UShAF vazhdon me bashkëpunimin ndërkombëtar me dy universitete të Çekisë

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj e vlerëson si pjesë e rëndësishme e zhvillimit të Universitetit bashkëpunimin ndërkombëtar. Prandaj, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari, gjatë vizitës zyrtare në Çeki është pajtuar për bashkëpunim edhe me dy universitete të Çekisë: me Universitetin “Mendel”, në Bruno dhe me Universitetin e Shkencave Jetësore, në Pragë.

Qëllimi i këtyre Marrëveshjeve është bashkëpunimi akademik i shkëmbimit të përvojave, mësimdhënësve, studentëve, litëraturës, bashkëpunimit shkencor, si dhe pjesëmarrja e përbashkët në projekte të ndryshme dhe fonde ndërkombëtare për arsim dhe shkencë.

Rektori Bajraktari u nda i kënaqur nga kjo vizitë dhe pritja që iu bë nga rektorët dhe stafi menaxherial i këtyre dy universiteteve, e ne veçanti falënderoi prorektorët Michal Lostak – prorektor shkencave jetësore në Universitetin e Pragës dhe Martin Klimanek – prorektor për edukim në Universitetin “Mendel” të Brunos, ndërsa theksoi se për UShAF, si universitet i vetëm i shkencave të aplikuara në Kosovë, bashkëpunimi ndërkombëtar është i një rëndësie të veçantë.

Rektori u shpreh i bindur se nga ky bashkëpunim do të përfitojnë të gjitha këto institucione të arsimit të lartë, e sidomos UShAF si universiteti më i ri publik në vend, i cili po bën të pamundurën për përgatitjen e kuadrove të reja me shkathtësi dhe kompetenca jo vetëm për tregun vendor, por edhe për atë ndërkombëtar.

Të dyja universitetet, me të cilat do të bashkëpunojë Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, janë universitete të fuqishme dhe të pajisura mirë nga ana e laboratoreve.

Udhëheqësit e të dy universiteteve janë shprehur të gatshëm që të vizitojnë UShAF-in dhe të shohin nga afër mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë më qëllim të përfitimit të studentëve dhe stafit akademik, por edhe ekonomisë së vendeve të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img