28,04,2024

UShAF shënon 26-të vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Must Read

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) u shënua 26-të vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënia heroike e komandantit legjendar Adem Jashari, ngjarje e cila u hap me një minut heshtje, për nderë të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, para të pranishmëve rikujtoi heroizmin dhe përpjekjen e vazhdueshme për liri, duke përshëndetur sakrificën e familjes Jashari, heronjve të tjerë dhe ushtarëve të lirisë, si dhe udhëheqësit e tyre që vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Hagë. Ai theksoi se ushtarët e lirisë dhe familja Jashari kanë dhënë gjithçka për liri, duke ndjekur një vizion të qartë. Gjithashtu, Rektori shtoi se gjithmonë duhet të jemi unikë dhe të punojmë për të ndërtuar dhe forcuar lirinë, duke vazhduar amanetin e tyre.

Edhe profesorë të tjerë, gjithashtu ndanë kujtimet dhe përshtypjet e tyre për këtë ditë të rëndësishme dhe për komandantin legjendar, i cili gjithmonë do të mbetet gjallë në kujtesën e brezave.

Në këtë ngjarje u prezantua edhe një video që përfshinte sekuencat e paraqitjes së komandantit Adem Jashari dhe shokëve të tij, duke sjellë përjetë historinë e heroizmit të tyre.

Pas kësaj ceremonie, Rektori së bashku me të gjithë stafin e UShAF, kanë bërë nderime te varrezat e dëshmorëve të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img