03,05,2024

UShAF lidhë Marrëveshje Bashkëpunimi me Fabrikën “EXIM METAL” për punën praktike të studentëve

Must Read

Ferizaj.04.11.2017. Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Fabrika “EXIM METAL” në Ferizaj, lidhën sot Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e punës praktike të studentëve.

Fabrika “EXIM METAL”, e cila është e specializuar në projektimin, prodhimin dhe ngritjen e të gjitha llojeve të strukturave të çelikut, do t’iu mundësojë studentëve të kryejnë punën praktike dhe të zhvillojnë temat e diplomës në këtë Fabrikë.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi z. Ahmet Hysenaj që pranoi që kjo fabrikë të jetë pjesë e Universitetit, si dhe për mudësinë që po ua jep studentëve të UShAF për t’u profesionalizuar në këtë fushë. Po ashtu, theksoi edhe faktin se z. Hysenaj tanimë është pjesë e Bordit Industrial të Universitetit, i cili me pjesëmarrjen e tij në Bord, së bashku me anëtarët e tjerë do të kontribuojë në zhvillimin sa më të mirë të Universitetit.

Rektori Bajraktari u shpreh i bindur se edhe fabrika në fjalë do të përfitojë nga njohuritë e studentëve dhe nga puna e tyre, të cilët me kreativitetin e tyre do të mund të kontribuojnë në punën që bëhet aty.

Edhe pronari i Fabrikës “EXIM METAL”, z. Ahmet Hysenaj, u shpreh i kënaqur nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshje dhe falënderoi rektorin Bajraktari për kontributin që ka dhënë në zhvillimin Universitetit të Ferizajt.

“EXIM METAL”, përveç importit, eksporton produktet e veta në disa vende evropiane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img