16,05,2024

Uran Ismaili, nënkryetar i PDK-së

Must Read

Uran Ismaili është zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai në një konferencë për media ka thënë se zgjedhja e Isjmajlit është bërë me vendim të partisë.

Ndërsa nënkryetari i ri i PDK-së, Uran Ismajli tha se kjo parti është dëshmi e krijimit të hapësirave të marrjes së energjisë dhe frymës së re.

“Falënderoj kryetarin Veseli dhe gjithë PDK për besim e dhënë. Qysh në vitin 2007 kam qenë pjesë e shumë aktiviteteve në PDK. Është dëshmi që PDK krijon hapësirë për marrjen e energjisë dhe frymës së re. Do punoj nga degët dhe seksionet që të avancohen dhe të kryejmë punën me përkushtim”, tha Ismajli.

Biografia e Uran Ismailit:

Uran Ismaili pas kryerjes së masterit në Universitetin prestigjioz të Harvardit i është rikthyer ekipit të ngushtë të kryetarit të Kuvendit, Z. Kadri Veseli.

Që nga viti 2007 ka qenë i angazhuar direkt në Partinë Demokratike të Kosovës. Gjatë kësaj kohe Uran Ismaili ka qenë anëtar i Kryesisë së Degës së Prishtinës dhe ka marrë pjesë në të gjitha fushatat lokale ashtu edhe në ato nacionale që nga viti 2007. Ka qenë pjesë e konceptimeve të ideve për fushatat e PDK-së, si në sferën e kampanjave digjitale apo për organizimin në terren.

Ismaili ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Z. Veseli duke punuar prej vitit 2013 si shef i stafit të tij ndërkohë që më herët gjatë mandatit të parë dhe të dytë të qeverisjes së PDK-së, ka qenë shef kabineti dhe këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Transportit.

Gjatë punës së tij në institucione të vendit, përpos politikave zhvillimore ai është shquar si iniciator i programeve të ndryshme me USAD-in si dhe duke qenë përfaqësues i Qeverisë në negociata me Bankën Botërore për marrjen e kredisë zhvillimore.

Uran Ismaili gjatë të kaluarës gjithashtu ka punuar me organizata ndërkombëtare dhe projekte të rëndësishme me DIFID, OSBE dhe Physicians for Human Rights.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA në vitin e fundit i është dhënë rasti të punoj në rekomandime të politikave me emra eminent si Michael Ignatieff apo të organizoj projekte në terren me Marshal, Ganz veteranin e organizimeve në Harvard.

Studimet universitare i ka kryer në Universitetin Graceland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për psikologji ndërsa së fundmi kreu Masterin në Administratë Publike në Universitetin e Harvardit.

Uran Ismaili është i martuar me Arizona Berdynaj dhe janë prind të dy fëmijëve.

veseli1

veseli2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img