29,04,2024

United apo PSG, Mourinho ka filluar transferimet te ky ekip (Foto)

Must Read

Screen-Shot-2016-04-19-at-23.29.14

Jose Mourinho tashmë ka muaj që lidhet me punën e trajnerit te Manchester United.

Së fundmi, ishin shtuar zërat se Mourinho te United tashmë është punë e kryer, dhe se pritet vetëm zyrtarizimi.

Situata u komplikua kur në skenë u fut edhe PSG, duke bërë kështu që të shtohen spekulimet se Mourinho mund ta ‘tradhëtojë’ Unitedin për të nënshkruar me gjigantin francez, transmeton Gazeta Blic

Sidoqoftë, duket se klubi i ri i Mourinhos defintivisht do të jetë United, pasi që tekniku portugez veç ka filluar punën me transferet te klubi nga ‘Old Trafford’

Gazetari Fabrizio Romano, i cili është mjaft i besueshëm kur bëhet fjalë për transferet, zbuloi se Mourinho nuk e dëshiron kalimin në PSG dhe veç ka filluar punën e transferimeve te Unitedi së bashku me agjentin e tij Jorge Mendes.

Romano në rrjetin social ‘Twitter’ e konfirmoi se Mourinho ka filluar të bëjë gati transferimet te Unitedi. /Gazeta Blic/

romano1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img