22,04,2024

Ultimatumi turk: Të mbyllen të gjitha institucionet e Gylenit në Shqipëri

Must Read

ABC News ka siguruar listën e këtyre institucioneve, që i është përcjellë Ministrisë së Brendshme, përmes ambasadës turke në Tiranë. Ambasada turke në Tiranë, i kërkon Ministrisë së Brendshme të verifikoi dhe kontrolloi institucionet jo publike në Shqipëri, të dyshuara se jane ngritur apo financuar nga fondacionet e klerikut Fetullah Gylen.

ABC News ka arritur të zotroi një kopje të kësaj shkrese, ku janë renditur instucione të ndryshme jo publike, si kopshte, shkolla të mesme e universitete, Organizata Jo Fitimurëse, fondacione të ndryshme, banka të nivelit të dytë apo edhe agjenci informative.

Kjo shkresë, mësohet se është dorëzuar vetëm pak ditë pas puçit ushtarak të zhvilluar më 15 korrik të këtij viti, ku si pasoje e kundërshtimit nga qytetarët dështoi. Në këtë shkresë, autoritetet turke kërkojnë që të verifikohet aktiviteti i këtyre institucioneve jo publike në Shqipëri, pasi dyshohet se janë ngritur nga kleriku Fetulah Gylen, I cili akuzohet si ideator i puçit ushtarak në Turqi. Ndaj të cilit autoritetet e drejtësisë turke, kanë ngritur akuzën e terrorizimit dhe kërkohet nga SHBA të ekstradohet drejt Turqisë.

Në listën që ABC News disponon, janë renditur 7 shkolla të mesme të Medresesë, në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë. Në shkresën që mban firmën e ambasadorit turk, janë fiksuar edhe institucionet arsimore jo publike Aty perfshihen kolegjet turke në Shqipëri, që nga kopshti “Mehmet Akif”, shkollat  fillore dhe te mesme, për djem dhe për vajza.

Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal” në Tiranë dhe Durrës. Në këtë listë, janë renditur edhe Kolegji Gulistan, Instituti I Edukimit Gulistan si fondacion, qendra e kurseve me emrin “Meridian”. Fonadacioni I edukimit “SEMA”, shkolla në gjuhën angleze, “Memorial International School of Tirana”. Gjithashtu në listën e zezë, të renditur nga autoritete turke janë edhe Universiteti “Bedër” dhe “EPOKA”. Në listën, për të cilat kërkohet verifikimi I të ardhurave të tyre, ambasada turke ka renditur edhe qendrat kulturore, “Horizontet e Reja” apo “Drita Islame”. Veç këtyre, autoritet turke dyshojne se janë të lidhur me fondacionet e klerikut Fetyllah Gylen edhe shtepia botuese Prizmi apo agjencia informative ALBEU. Në këtë listë, është renditur edhe banka e nivelit të dytë , UBA bank” që kryen aktivitetin në Shqipëri [për të cilëtn autoritet turke dyshojnë se ka lidhje me fondacionet e klerikut tashmë të shpallur në kërkuim ng drejtësia turke.

Për të gjithë këta institucione jo publike, shteti turk kërkon monitorimin, pasi pretendohet se janë pjesë e celulave të fondacioneve të klerikut Fetullah Gylen.

Veë kësaj shkrese drejtuar ministrisë së brendshme, ABC News ka mësuar se ambasada turke ka kërkuar edhe nga Ministria e Arsimit që të gjithë këta institucione jo publike që kryejnë aktivitet arsimor në Shqipëri, të heqin apo të ndalohet të përdorin emërtime turke apo simbolet e flamurit kombëtar turk. Shkresë, kjo që trashmë i është shpërndarë këtyre institucioneve me firmën e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së arsimit në Shqipëri.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img