27,12,2024

Ultimatumi amerikan për politikanët në Shqipëri

Must Read

Këtë paralajmërim bëri ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të enjten e 21 korrikut përballen me një nga sfidat më të mëdha, atë të votimit të reformimit të sistemit të drejtësisë, të konsideruar një proces kyç për të ardhmen integruese të vendit tonë.

Siç rrallë herë nga ndodhur të shohim nga kryediplomatët, Lu ju bashkua një proteste të shoqërisë civile që u mbajt para kryesisë së Kuvendit.

Nga aty, ambasadori përcolli një paralajmërim të fortë: Do të ketë pasoja specifike nga SHBA-të për ata politikanë që do të votojnë kundër kësaj reforme. Unë jam duke i dorëzuar partive politike hollësitë mbi këto pasoja sipas udhëzimeve specifike nga Washingtoni”. Në deklaratën e tij Lu nuk foli konkretisht se për çfarë pasojash bëhej fjalë, por ky paralajmërim u përsërit disa herë prej tij. “Ju siguroj, këto pasoja do të jenë të rënda dhe afatgjata”, theksoi ai.

Ambasadori foli edhe për ndryshimin e qëndrimit të demokratëve, që ndryshe nga muaji tetor, kur deputeti Oerd Bylykbashi paraqiti me shkrim propozimin që të huajt të bëjnë vlerësimet për kualifikimet e komisonerëve, sot ata radhiten kundër monitorimit ndërkombëtar. .

“Bylykbashi e përfshiu në propozimin e tij të shkruar në tetor, tani papritur po ndryshojnë qëndrimin e tyre. Pse? Se njerëz të fuqishëm kanë frikë. Qytetarët po kërkojnë ndryshimin. Është koha për të vendosur”, vijoi ai.

Ambasadori solli në vëmendje takimet intensive që ka pasur së fundi me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe tha se ka parë tek ta, se e duan reformën në drejtësi. Por pyetja që shqetëson Lu-në, është se a do të kenë ata kurajën të votojnë për ata që është gjëja e duhur për Shqipërinë, apo nuk do ta votojnë për shkak të frikës nga udhëheqësit e partive të tyre politike.

“Koha për të vendosur është tani”, përfundoi Lu./gazetaexpress

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img