29,04,2024

U vra në Siri por procesi gjyqësor ndaj Almir Dacit vazhdon (VIDEO)

Must Read
Almir Daci

Për shkak se vdekja e tij nuk është konfirmua zyrtarisht dhe ai figuron ende në regjistrin e gjendjes civile, është e pamundur që procesi penal kundër tij të pushohet.

Edhe pse familjarët e 33-vjeçarit, strukturat antiterror dhe Shërbimi Informativ konfirmojnë vrasjen e tij gjatë luftimeve përkrah ISIS, këto të dhëna nuk përbëjnë provë për Gjykatën e Krimeve të Rënda e cila përballë një precedenti të tillë e ka të vështirë të kërkojë nga Siria të dhëna zyrtare apo certifikatën e vdekjes së Almir Dacit.

Aq më tepër kur procedura e parashikon se duhet të jenë familjarët e të ndjerit të cilët duhet të inicojnë një proces në gjykatë që të shpallë vdekjen e tij.

Për këtë arsye, Almir Daci, konsiderohet se nuk ka vdekur dhe për këtë shkak ai ka statusin e të pandehurit në mungesë e të akuzuar për 3 vepra.

Në këtë proces është vendosur të thirren 7 dëshmitarë të cilët kanë dijeni për implikimin e hoxhës së Leshnicës në rekrutimin e shtetasve shqiptarë për ti dërguar në Siri./ Top Channel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=u7O4QyuQdXs?feature=oembed&w=640&h=360]

The post U vra në Siri por procesi gjyqësor ndaj Almir Dacit vazhdon (VIDEO) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img