18,04,2024

U shfaq si premierë e mbyllur, shfaqja “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë” e regjisorit Besim Ugzmajli

Must Read

Ndonëse në kushte pandemie, janë pothuajse të vetmet teatrot që nuk po zhvillojnë aktivitet me publik, ky fakt nuk po pengon përgatitjen e shfaqjeve teatrore nga regjisorë e trupa e aktorëve. Dje, perdet e Teatrit “Adriana” në produksion të këtij të fundit, u ngritën për të dhënë shfaqjen premierë “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë” të regjisorit të suksesshëm, Besim Ugzmajli.

Një supershfaqje, me tekst origjinal të regjisorit Ugzmajli, lojën e jashtëzakonshme të aktorëve të trupës sonë, efektet e veçanta brenda shfaqjes që bëjnë këtë prodhim, një standard të ri në prodhimtarinë e shfaqjeve të Teatrit “Adriana” e padyshim, të mezipritur nga publiku i mrekullueshëm ferizajas e më gjerë.

Shfaqja “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë”, sjellë dilema ekzistenciale të vendosuara në hapsëirë distopike. Kjo dramë edhe pse e vendosur në një ambient dhe atmosferë distopike, mëton të ndërtohet mbi strukturën klasike të dramës në përgjithësi.
Meqë vendosja e tregimit si tërësi nuk ka vend a kohë të caktuar, ajo hap horizonte që synim kanë një ta ardhme jo kronologjike të zhvillimeve të përgjithshme, por një të ardhme post-apokaliptike dhe post-antropologjike.

Ngjarja si e tillë, vë në dyshim të gjithë moralin dhe vlerat njerzore me të cilat shoqëria e sotme funksionon, shperblehet apo sanksionohet nga normat që janë vendosur prej kohësh.

Ela dhe Oso kanë vendosr të martohen, ata kuptojnë se duhet të kalojnë disa teste të rëndësishme të cilat ia mundësojnë martesën. Ela dhe Oso, duhet t’i nënshtrohen testeve të doktor Guan i cili shoqërohet nga Personi dhe nga Zaza. Dr. Guan ka dizajnuar një institut i cili teston në mënyra të ndryshmë çiftet që kanë vendosur të martohen.Testet që vërtetojnë dashurinë e Elës me Oson vetëm sa shkojnë e komplikohen.

Autor dhe regjisor: Besim Ugzmajli

Luajnë:

Mevlan Saraçi, Uratë Shabani, Valdrin Osmani, Blin Sylejmani, Dardanë Mehmeti, Gresë Gashi, Sherif Bega, Milot Salihu, Jajush Ramadani, Kushtrim Emërllahu, Leonora Hasani, Kushtrim Ugzmajli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img