U rrëzua në tokë, një person humb jetën në Godanc të Epërm

Share

Një person ka humbur jetën pasditën e së hënës në fshatin Godanc i Epërm – komuna e Shtimës.

Rastin për FerizajPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës

“Me datën 13.04.2026, rreth orës 15:15, kemi pranuar një thirrje  nga një qytetar, i cili ka njoftuar se në fshatin Godanc i Epërm – komuna e Shtimes, një person ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë dërguar patrulla policore dhe ekipi emergjent nga Shtimja.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka kryer kontrollin e personit, me ç’rast është konstatuar se ishte pa shenja jete.

Më pas, lidhur me rastin janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore.

Personi i cili ka humbur jetën është L.V., 36 vjeç.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar  rasti ” Hetim mbi vdekjen”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës

Të ngjashme: