Bie një punëtor nga një objekt në Ferizaj, dërgohet në QKUK

Share

Një punëtor ka rënë nga një objekt në ndërtim në Ferizaj dhe pas lëndimeve të marra është dërguar fillimisht në emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK në Prishtinë.

Lajmin për FerizajPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj , në një objekt në ndërtim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës. Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç. Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë. Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar edhe inspektori i punës, si dhe prokurori i shtetit”, tha ai.

Të ngjashme: