25,11,2024

Ferizaj: U prezantua projekti “Siguria në shkolla”

Must Read

Ferizaj– Policia e Kosovës, në këtë kuadër edhe DRP e Ferizajt,  në bashkëpunim me akterët dhe partneret  tjerë të cilët në fushë veprimtarinë e tyre e kanë përmirësimin e cilësisë së arsimit në institucione parauniversitarë të edukimit, po bën përpjekje të vazhdueshme në përmirësimin e sigurisë së përgjithshme të nxënësve.

Kështu theksuan sot, drejtues të lartë të Drejtorisë Rajonale të Ferizajt, me rastin e prezantimit të projektit, “Siguria në shkolla”.

Në  këtë prezantim publik të projektit,  të organizuar në ambientet e DRP-së në Ferizaj, të pranishëm ishin dhjetëra drejtues dhe përfaqësues të shkollave të mesme të rajonit, të qeverisë komunale, OJQ-të, përfaqësues të Këshillave të Prindërve dhe të ftuar të tjerë.  Me këtë rast, u tha gjithashtu se, dhuna në shkolla në mes të nxënësve është njëri nga problemet më serioze që rrezikon zhvillimin e tyre, shëndetin dhe mirëqenien, të drejtat themelore, dinjitetin dhe mundë të sjell në rrezik  edhe vet jetën e nxënësve. Në kuadër të prezantimit të projektit, drejtues të DRP-së në Ferizaj, para të pranishmëve prezantuan edhe statistikat lidhur me rastet e inkriminuara të ndodhura gjatë vitit 2015 dhe periudhën Janar – Prill  të këtij viti.

5585fa47-210a-474a-84b4-ede7c2168f3f (2)

Përmes këtij projekti, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka për qëllim, përmirësimin e gjendjes aktuale   dhe ndikimin  pozitiv në parandalimin e dukurive negative , duke ngritur masat e sigurisë dhe prezencën policore , si dhe shtimin e aktivitet të saj me partnerët e përbashkët ,  me qellim te  ndikimit  parandalues,  në  uljen e numrit te veprave penale dhe  dukurive negative në shkolla. Policia e Kosovës, është e  vetëdijshme se e vetme nuk mundet. Në këtë kuptim, është i domosdoshëm një angazhim gjithëpërfshirës për njohjen më të mirë të problematikës, duke përfshirë këtu institucionet relevante dhe partnerët më të rëndësishëm.

Meqë prezantimi ishte i hapur, nga të pranishmit u diskutuan edhe modalitete të tjera për parandalimin e dukurive negative nëpër shkolla, me theks të veçantë: përdorimi i substancave narkotike, duhani  e të tjera dukuri të dëmshme për nxënësit e kësaj grup moshe dhe të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejt në siguri.

Përfaqësues të Këshillit të Prindërve, kërkuan shtim të prezencës policore në disa zona më karakteristike të qytetit. Ndërsa, pati edhe kërkesa për një bashkërendim më të mirë të aktiviteteve ndërmjet policisë, institucioneve, drejtuesve të shkollave dhe me vet përfaqësuesit e nxënësve.

U theksua gjithashtu,  edhe nevoja e formimit të Grupeve Punuese të përbashkëta, të cilat do të ndikonin në ngritjen e nivelit të sigurisë në shkolla dhe për rreth tyre.

Të pranishmit, u shprehën falënderues për të gjitha këto nisma të DRP-së së Ferizajt dhe punën e mirë që po e bën policia.

Nga ky takim, dolën edhe disa rekomandime të cilat u mbështetën njëzëri nga të gjitha palët.

Rekomandimet:

  • Organizimi i takimeve më të shpeshta me këshillin e prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve dhe mundësisht pjesë e këtyre takimeve të jenë edhe zyrtarët policorë sektorial (nërroba civile);
  • Të vazhdohet me projekte te përbashkëta në vetëdijesimin e nxënësve të arsimit para universitar për pasojat e delikuencës apo dhunës në mes të bashkëmoshatarëve dhe dukurive negative në përgjithësi;
  • Shtimi i patrullimeve policore ne afërsi te shkollave ;
  • Mbikëqyrje e shtuar e sigurisë në komunikacionin rrugorë në afërsi të shkollave ;
  • Hartimi i një plani për reagim ne situata Emergjente ( zjarre, termet, vërshime, erëra të forta,  etj )dhe
  • Hartimi i planit për evakuim .
  • Rritja e bashkëpunimit dhe bashkërendimi i aktiviteteve të sektorëve me personelin shkollor;
  • Zyrtarët e sektorëve patrullues të mbajnë evidenca dhe raporte të sakta për takimet me personelin e shkollave si dhe me nxënësit të cilët kanë bere shkelje te rregullave neper shkolla;
  • Varësisht prej rasteve, zyrtarët policorë të bashkëbisedojnë me prindërit e fëmijëve delikuent dhe të dhunshëm rreth mundësisë së parandalimit të pasojave që potencialisht mund të shkaktohen nga veprimet e të miturit;
  • Hartimi i një rregulloreje apo udhëzimi ne te gjitha shkollat lidhur me Sigurinë ne Shkolle;
  • Bashkërendimi i aktiviteteve me të gjithë partnerët në parandalimin e ekstremizmit fetar ;

 

Në DRP-në e Ferizajt, aktualisht janë duke u zbatuar një sërë projektesh, që kanë të bëjnë në ngritjen e sigurisë dhe për krijimin e e një ambient sa më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img