09,05,2024

U morën shuma deri në 3 mijë euro gjoja për punësim në Irak e Poloni: Bien në pranga dy të dyshuarit në Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka njoftuar se kanë arrestuar 2 persona të cilët dyshohen për veprën penale të mashtrimit.

Ata dyshohen se kanë përfituar mijëra euro kinse për sigurimin e kontratave të punës jashtë vendit.

Ata dyshohet se kanë vepruar në regjionin e Ferizajit dhe vitet e fundit kanë mashtruar persona nga ky regjion.

Të dyshuarit u kërkonin shuma deri në 3000 mijë euro me qëllim të punësimit në shtetet si Irak, Afghanistan dhe Poloni.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për “mashtrim”

Dyshohet se përfituan rreth 80 mijë euro, gjoja për sigurimin e kontratave të punës jashtë vendit

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori për Hetime Financiare pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj me datë 02.10.2023 kanë arrestuar dy persona të dyshuar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “Mashtrimit” e sanksionuar sipas kodit penal të RKS-së.

Të dyshuarit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje gjatë viteve 2021 – 2022 dyshohet se kanë mashtruar persona të ndryshëm në regjionin e Ferizajt duke u kërkuar para me qellim të punësimit të tyre në Irak, Afganistan dhe Poloni, ku kanë kërkuar nga viktimat para në vlerë prej 2500 deri në 3000 euro me qellim të sigurimit të kontratës së punës në një kompani.

Në bazë të dëshmive të siguruara deri me tani dyshohet se vlera e mashtrimit të përfituar nga të dyshuarit arrin në 80,000.00 (tetëdhjetë mije) euro.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezence të avokateve mbrojtës ku i dyshuari me iniciale (N.L.) me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara (K.L.) është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img