28,04,2024

Mustafa kërkon të shtohen aktivitet për parandalimin e përdorimit të narkotikëve

Must Read

Grupi punues për implementimin e Strategjisë për Narkotikë të organizuar nga Sekretariati i Strategjive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, njëkohësisht Koordinator Nacional, z. Nehat Mustafa, mbajti takimin e radhës.

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve e përgjithshme të Strategjisë kundër Narkotikëve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa, fillimisht  përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për punën e bërë deri më tani  dhe vlerësoi se gjatë periudhës janë mbajtur disa takime të rëndësishme si jashtë vendit dhe brenda me qëllim të bashkimit të sa më shumë akterëve për një luftë sa më efikase të ndaj parandalimit të trafikimit të narkotikëve.

Zëvendësministri Mustafa me këtë rast kërkoi nga të gjithë akterët që gjatë periudhës së ardhshme të shtohen aktivitet në mënyrë që të përmbushen obligimet që kanë secili institucion, pasi vetëm në këtë mënyrë do të vije në shprehje parandalimi dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve sa i përket problematikës së përdorimit të narkotikëve.

Si objektiva të rëndësishme të aktiviteteve për periudhën e ardhshme mbetën: organizimi i  një konference ndërkombëtare kundër narkotikëve; hartimi i një projekti të përbashkët për parandalimin e përdorimit të narkotikëve; intensifikimi i bashkëpunimit me organizatat e ndryshme ndërkombëtare, si EMCDDA etj dhe zgjerimi i qendrave që ofrojnë shërbime trajnimi për viktimat e përdorimit të narkotikëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img