24,10,2025

U mbajt mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së veprimtarit Isak Guta

Must Read

Pasditen e sotme, në teatrin “Adriana” në Ferizaj, me pjesëmarrjen e miqve, shokëve, bashkëveprimtarëve, me pjesëmarrjen e deputetëve dhe drejtuesve e përfaqësuesve institucionak nga niveli qendror e lokal, nën organizimin e bashkëveprimtarëve në mërgim e me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, u mbajt mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së veprimtarit Isak Guta.

Për të ndjerin, në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu duke i shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëveprimtarëve, foli shefi i kabinetit të Kryetarit, Albion Sherifi.

Biografinë e veprimtarit atdhetar, veprimtarit kulturor, të ndjerit, Isak Guta e paraqiti para të pranishmëve, familjari i të ndjerit, Ilir Guta.

Për veprimtarin Isak Guta evokuan kujtimet shokët e veprimtarët e tij si Imer Lladrovci e Qamil Rexhepi, të cilët çmuan lartë kontributin e veprimtarit Guta për çështjen kombëtare dhe krijimtarinë e tij letrare e artistike.

Në emër të Shoqatës “Jezerci” të pranishmëve iu drejtua me fjalë rasti, Fadil Sejdiu – bashkëvendas i të ndjerit, gjersa djali i veprimtarit Isak Guta, Arben Guta falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e vlerësimin e veprës së babait të tij.

Nën tingujt e lahutës dhe vargjeve të krijuara enkas për veprimtarin Isak Guta, bashkëvendasi i tij Nazmi Hajdari, me performimin e tij artistik, mbylli këtë mbledhje komemorative.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img