16,11,2024

U masakrua me thikë dhe ambulanca nuk e mori për 1 orë, vdes 35-vjeçari

Must Read

Është vrarë mbrëmë me thikë në Tiranë një 35-vjeçar, i cili është lënë me plagë në mes të rrugës për më shumë se një orë.

Viktima quhet Olti Hajdari, 35 vjeç, dhe fillimisht ngjarja e ndodhur në rrugën “Misto Mame” u denoncua pranë JOQ.al, teksa dëshmitarët thanë se ai ishte ende gjallë kur u mor nga ambulanca.

Dëshmitari tha mbrëmë për JOQ.al:

Ai ishte i gjithi i mbuluar me gjak dhe nuk kuptohej ku ishte qëlluar. Por në krah dhe në bark kishte plagë shumë të dukshme. E kishin masakruar me thikë. U desh një orë që të vinte ambulanca. Kur e pyetëm se kush e kishte qëlluar ai tha një person me xhup jeshil dhe me kapuç.”

Vrasja e Hajdarit mendohet se ka ndodhur pas një konflikti me një person që është identifikuar nga policia dhe është në kërkim.

Sherri me fundin fatal ka ndodhur rreth orës 23 ta natës që lamë pas dhe është e tmerrshme se si është lënë të japë shpirt dhe se ka prekur askush me dorë.

Në fotot e dërguara pranë redaksisë tonë, shihet se më shpejt ka shkuar policia se sa ambulanca, por që faktet tregojnë se të dyja ishin tepër vonë, pasi Hajdari ka humbur shumë gjak.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img