22,06,2024

U hodhën vajzave drogë në pije, tre shqiptarë nën hetim në Itali

Must Read
Ilustrim

Dy vajzat, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, kanë mbërritur në spital pasi janë ndier keq dhe mjekët kanë zbuluar se ato kishin konsumuar drogë, me shumë gjasa amfetaminë.

Tre turistët, të moshës 23-27 vjeç, i kishin njohur vajzat gjatë qëndrimit në Lignano, ku ato ishin punësuar në punë sezonale.

Pesë të rinjtë kanë kaluar pak orë së bashku pas punës, me qëllimin për të vijuar festën në apartamentin e tyre gjithë natën. Por kur kanë kuptuar se vajzat do të largoheshin, ata u kanë hedhur drogë në pije.

Ato janë ndier menjëherë keq dhe kanë përfunduar në spital. Policia ka kontrolluar shtëpinë ku rrinin tre të rinjtë, por nuk ka gjetur lëndë narkotike.

The post U hodhën vajzave drogë në pije, tre shqiptarë nën hetim në Itali appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img