26,12,2024

“U dënova për shkak të lojërave politike, individ brenda LDK-së e PDK-së s’duan të më shohin”

Must Read

“Nuk e kam prit me mu heq dënimi, e kam ditë se është një lojë politike. Gjyqtarët që kanë qenë sot aty, janë të bindur që Haraqija ka qenë i pafajshëm, por ata këtë veprim e kanë bërë për shkak të politikave ditore. Në qoftëse dokumentohet se Astriti ka bërë vepër penale pse më dënuan me kusht, pse nuk më dënuan me burgim efektiv. Ky vendim është qesharak dhe krejt këto janë lojëra politike”, ka theksuar Haraqija.

Këto komente Haraqija i ka bërë në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit, duke thënë se ka individ brenda LDK-së dhe PDK-së që nuk dëshirojnë ta shohin atë.

“Janë rang i kryesisë së LDK-së, unë e di kush janë ata. Ata e dinë shumë mirë kush jam unë, për ata po ë bëjnë këto veprime. Kjo është luftë me Astrit Haraqin sepse unë nuk kam ndarë pare me askënd. Unë do të vazhdojë të merrem me politikë dhe nuk do të tërhiqem asnjëherë”, ka thënë ai, duke shtuar se gjykata nuk ka pasur argumente për dënimin e tij.

“Gjykata nuk ka argumente, për ata është ma keq sepse kjo nuk është bindëse – me këtë veprim nuk krijojnë besueshmëri as te faktori vendor dhe as te faktori ndërkombëtar. A janë keqpërdore parët ose jo nuk është problem i imi, kanë qenë komisionet që është dashur t’i mbikëqyrin këto projekte”.

Haraqija më tutje e ka lëvduar qeverisjen e kryeministrit Isa Mustafa, duke thënë se ka bërë punë të mira.

“I ka pru disa ligje të mira, duhet ta vlerësojmë për punët e mira që i ka bërë, pavarësisht qëndrimeve tona politike – këto lëvdata nuk kanë të bëjnë asgjë me ndonjë përafrim me Mustafën”.

Ish ministrit i Kulturës, Astrit Haraqija, është akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe sot dënimi i është rritur nga 10 në 12 muaj burgim me kusht.

Dënim me nga 1 vjet burgim me kusht morën edhe tre të akuzuar të tjerë, Nehat Fejza, Valton Beqiri dhe Armond Morina.

I pari sipas aktgjykimit është i obliguar t’ia kthejë Ministrisë së Kulturës, 100 mijë euro, ndërsa i dyti të njëjtit institucion 188 mijë euro, njofton Klan Kosova.

Këta katër persona janë gjetur fajtor pasi që Astrit Haraqija e Valton Beqiri, u kishin dhënë mbështetje dy projekteve filmike “Mysafir në Sofër” e “ Ndjekja e Larës”  të producentëve filmik Armond Morina e Nehat Fejza.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img