Ferizaj

U çertifikuan 17 të rinj në Komunën e Ferizajt

By FerizajPress

March 03, 2018

Ferizaj, 3 mars 2018. Rrjeti i OJQ-ve AVONET, është duke realizuar projektin “ Të Rinjtë Aktiv dhe të Fuqishëm”, projekti që është duke u implementuar nga Qendra e Rinisë së Komunës së Ferizajt, e cila është mbështetur nga Qeveria Gjermane programi YES (Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional).

Këta të rinj kanë ndjekur trajnimin pesë ditor, më të cilën janë përgatitur dhe këta në përfundim të trajnimit janë çertifikuar të gjithë pjesëmarrësit.

Moduli i trajnimit ishte “Aftësitë e Buta”, ku këta të rinj morën njohuri në këtë modul që do të ju shërbejë për karrierë.

AVONET dhe Qendra e Rinisë nga muaji gusht të vitit 2017 është duke realizuar aktivitet dhe trajnime në disa fusha të veçanta që janë të nevojshme për grupmoshat 15-35 vjeçare, po ashtu AVONET dhe Qendra e Rinisë janë duke përgatitur edhe fillimin e tri moduleve tjera.