Bëhet fjalë për Xhani Gjonaj, 28 vjeç, i cili u dënua pas 4 vitesh hetime ndaj tij. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari do të kryej dënimin në një burg në Sanremo.
28-vjeçari u arrestua pasi u kap me më shumë se 1 kilogramë heroinë, gjysmë kile kokainë, si dhe rreth gjysmë kg marihuanë. Policia ka deklaruar se të arrestuarit iu kapën edhe një sasi të konsiderueshme parash të përfituara nga shpërndarja e lëndëve narkotike.
Ndërkohë Gjonaj u arrestua në vitin 2012 së bashku me babanë e tij, Frani, nënën Rita Prelaj, bashkëpunëtorin Artan Pjetri, si dhe dy gra të tjera, Flore dhe Eva Mirashi, nënë e bijë.
Këto persona akuzoheshin se kishin transportuar drogë nga Milanoja në Sanremo. Në atë kohë të gjithë u arrestuan nga Policia e Njësisë së Operacioneve dhe u akuzuan për posedim me qëllim trafikimin e drogës, duke u dërguar në burg.
The post U arrestua bashkë me familjen për drogë, shqiptari dënohet me 3 vjet burg appeared first on Lajminet.