05,05,2024

Turqit dëshirojnë ta ndërtojnë stadiumin e ri të Kosovës (Foto)

Must Read

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu priti drejtuesit e lartë të kompanisë “Akay Construction INC”, drejtorin Ertan Olgun dhe zëvendësinë tij Murat Ozturk, që po shoqëroheshin nga miku i madhe FFK-së, Kenan Kurtesh, i cila ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës duke qenë edhe Agjent i FIFA-s për organizmin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Duke ju dëshiruar mirëseardhje, sekretari Salihu i njohu mysafirët për rrjedhat e futbollit të Kosovës e në veçanti me mungesën e infrastrukturës, ku veç FFK-së është angazhuar edhe Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sporteve(MKRS) si dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Drejtuesit e kompanisë turke u falënderuan për mikpritje dhe theksuan se ata janë këtu për të shqyrtuar mundësitë se si të ndihmohet FFK-ja, duke ofruar projekt për ndërtimin e një stadiumi kombëtar.

Mysafirët shpalosën edhe projektin e një stadiumi që e kanë ndërtuar në Sivasi, i cili është shpallur si njëri ndër 9 stadiumet më të mirë në botë, i cili është me ndriçim dhe ngrohje solare me një kapacitet prej 25 mijë ulëseve, pikërisht çfarë i nevojitet Kosovës.

Tutje sekretari Eroll Salihu, ka falënderuar miqtë nga Turqi për këtë interesim duke theksuar se është Qeveria e Kosovës është ajo që vendos, por gjithsesi është e mirëseardhur kur kemi shumë oferta dhe ne besojmë se MKRS dhe Qeveria do të bëjë përzgjedhjen e duhur dhe shumë shpejt ta kemi një stadium kombëtar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img