14,11,2025

Turqi: Mbi 2.800 ushtarë të arrestuar, viktimat rreth 200

Must Read

Janë 2 mijë e 893 ushtarakë të arrestuar deri tani nga autoritetet turke, pas dështimit të grushtit të shtetit ndaj presidentit Erdogan.

Kryeministri turk Binali Yildirum ka deklaruar se në kushtetutën e vendit nuk parashikohet dënimi me vdekje, por qeveria do të shqyrtojë ndryshime ligjore për t’u siguruar që përpjekje të tilla të mos përsëriten më.

Ndërkohë, organizmi shtetëror turk që ka nën kontroll gjyqtarët dhe prokurorët ka shkarkuar nga detyra 2 mijë e 745 funksionarë në të gjithë vendin.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Anadolu”, sipas të cilës vendimi është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, këtë të shtunë, shkruan Top Channel.

I njëjti burim shton se mbledhja kishte si qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të dyshuar për lidhje me figurën fetare myslimane Fethullah Gulen, që jeton në SHBA dhe që është akuzuar për nxitje të grushtit të dështuar.

Ndërkohë, të dhënat e fundit sa i takon bilancit të viktimave flasin për më shumë se 190 persona të vdekur. Sipas një zyrtari të lartë të policisë, viktimat janë 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si komplotistë. Ndërsa të plagosurit janë 1.154.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img