28,04,2024

Turqi, dy tanke i kaluan mbi trup, por mbijetoi (Video)

Must Read

Natën e grushtit të shtetit në Turqi, Sabri Unal tentoi të ndalte tanket. Por kjo nuk ndodhi. Dy tanke kaluan mbi të dhe ai për fat mbijetoi. Nën lot, Sabri Unal ka rrëfyer për kanalin televiziv “TRT” përjetimet e natës së 15 korrikut, kur një grup ushtarakësh tentuan të përmbysin presidentin Rexhep Taip Erdogan.

“Shpëtova pasi dy tanke më kaluan sipër. Më dërguan në kohë në spital”, thotë Unal nga dhoma e spitalit ku ndodhet. Ai shton se tanku i parë nuk e preku, pasi u shtri dhe u vendos mes dy zinxhirëve. Më pas ai u përball me një tank të dytë dhe sërish mbijetoi. Unal është shprehur për “TRT” se ishte i gatshëm të vritej për lirinë e Turqisë.

“Nuk mund të ecet me tanke mbi njerëzit e thjeshtë, nuk është e mundur”, thotë njeriu i fiksuar në kamerat e sigurisë teksa mbi trupin e tij kalojnë dy tanke. I prekur ai flet edhe për periudhën kur ka qenë në Laos dhe gjendjen e vështirë atje.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=xzcnS59Y92g?feature=oembed&w=640&h=360]

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img