04,03,2025

Turner: Rusia rrezik për Ballkanin, Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

Must Read
Michael Turner

Ai tha se NATO duhet të denoncojë kërcënimet bërthamore të Rusisë.

“SHBA kanë propozuar një kërkesë për katërfishimin e fondeve për praninë e NATO-s në Evropë. Kongresi ka ndërmarrë edhe masa për këtë gjë. Edhe pse SHBA po bën më shumë, edhe partnerët tanë evropianë duhet të bëjnë më shumë. Ne duhet t’i japim siguri partnerëve tanë, sepse nuk duhet të harrojmë që ekonomia e Rusisë është më e vogël se ajo e Italisë, por kemi të bëjmë me stabilitetin e Evropës“, u shpreh Turner, duke theksuar se Rusia e sheh NATO-n si rivale.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë një punë të lavdërueshme për zgjerimin në NATO.

“Anëtarësimi i vendeve si Serbia e Kosova, do të jetë faktor stabiliteti për rajonin e Ballkanit”, tha Turner.

Duke u ndalur te sfidat e sigurisë globale, Turner theksoi se ISIS është kërcënim për mbarë botën. Sipas tij, ISIS mbetet kërcënim edhe për Libinë dhe kjo çështje do të jetë në fokus të NATO-s.

The post Turner: Rusia rrezik për Ballkanin, Kosova duhet të anëtarësohet në NATO appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13 raste të vjedhjeve dhe nëntë të dhunës në familje për një javë në rajonin e Ferizajt

Policia ka njoftuar se për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, 10 prej...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img