22,12,2024

Turisti që humbi jetën në Himarë nga goditja e skafit është i huaj

Must Read
Bregdeti i Shqipërisë, Arkiv

Ai është Denis Kaiumov, 43 vjeç, banues në Saint Petersburg, Rusi.

Viktima ka qenë duke pushuar në këtë zonë bregdetare nën shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Pushuesi ishte duke u larë midis Himarës dhe Livadhit, kur rreth orës 11:40 disa persona në skaf panë se ai ishte i gjakosur dhe i dëmtuar. Skafi e ka nxjerrë menjëherë në anë të detit, nga ku është marrë dhe është transportuar në Spitalin e Himarës.

Plagët që ai kishte në trup, prerje në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve, bënë që pushuesi i huaj të mos mbijetojë dhe të ndërroi jetë.

Turisti rus ishte duke u larë rreth 50 metra larg detit. Dyshimet e policisë janë që turisti të jetë goditur nga një mjet lundrues që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në det, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për përcaktimin e shkaqeve të saj.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img