02,07,2025

Trump e ka ftuar Abbasin për të biseduar për paqe me Izraelin

Must Read
Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Trump i ka thënë Abbasit se duhet të zhvilloj negociata dirkete paqësore me Izraelin dhe se Shtetet e Bashkuara do të punojnë për së afërti me të dy palët për arritjen e këtij qëllimi.

Palestinezët ishin të shqetësuar për mbështetjen e fuqishme të zotit Trump për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ishte njëri nga liderët e parë të jashtëm, që ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë, pas inaugurimti të zotit Trump më 20 janar. Po ashtu, Trump dhe Netanyahu shpeshherë kanë pasur biseda telefonike.

Presidenti i Autoritetet palestinez, Mahmoud Abbas, kërkon zgjidhje me dy shtete, ndërsa konsideron se pengesa kryesore për paqe ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve është ndërtimi i vendbanimeve izraelite në tokën e okupuar./ rel/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img