21,10,2025

Tronditet Saranda, gjendet e vetëvrarë oficerja 25-vjeçare e policisë

Must Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën në mesin e sezonit turistik.

Një efektive e policisë ka kryer vetëvrasje në banesën e saj në këtë qytet. Burimet zyrtare kanë thënë se oficerja 25-vjecarja Iroldina Iljazi, ka qëlluar veten me armën e shërbimit.

Kolegët e saj e prisnin sot në mëngjes që të merrte shërbimin por kur ajo është vonuar ata kanë dhënë alarmin.

Vetëvrasja e policës ka ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës.

Në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj.

Policia thotë se po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohet instruktorja e shoferëve për kundërvajtje në trafik

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor gjatë kontrolleve të rregullta në komunikacion, ka ndaluar një automjet të auto–shkollës në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img