Në të tre testimet, siguria e aeroporti ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Por, më e rënda, është realizuar futja pikërisht në të njëjtën pikë ku u fut edhe makina e grabitësve.
Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar. “Top Channel” posedon të plotë këtë raport tronditës dorëzuar aeroportit dhe Ministrisë së Transporteve në mes të muajit maj. Ai tregon sesa vulnerabël dhe i pasigurtë është aeroporti dhe sesa me indiferencë është trajtuar çështja nga “Airport Partners” dhe kompania ICTS, përgjegjëse për sigurinë e Rinasit.
Testimi sekret i 20 prillit 2016 i është njoftuar drejtuesve të aeroportit në 13 maj, duke ngritur alarmin e rëndë mbi cënueshmërinë e sigurisë së pistës së vetme ndërkombëtare në vend.
Sipas kësaj shkrese që “Top Channel” e disponon të plotë, tre testet e dështuara përfshijnë futjen e eksplozivit në bagazh dore dhe të detonatorëve, futjen e një thike të ftohtë përmes daljes së stafit dhe ekuipazhit dhe më e rënda edhe futjen në perimetrin rrethues, pikërisht aty ku ndodhi grabitja e pak ditëve më parë.
Testi i tretë është padyshim më skandalozi, pasi lidhet drejtpërdrejt me ngjarjen e dy ditëve më parë. Ai është bërë pikërisht në pikën ku grabitësit u futën me makinë, me ndihmën edhe të stafit brenda
Raporti për dijeni edhe të Ministrisë së Transporteve i është dërguar drejtuesit të aeroportit të Rinasit në 13 maj. Por nga ICTS dhe aeroporti nuk u mor asnjë masë, së paku deri në 29 qershor, kur edhe ndodhi grabitja spektakolare në pistën e “Nënë Terezës”.
The post Tronditëse! Në aeroportin e Tiranës futet tritol appeared first on Lajminet.