21,12,2024

Trafikimi i drogës: Nga nëndetëset, te pastat e dhëmbëve

Must Read

Më poshtë ju sjellim truket më të pazakonta të viteve të fundit se si gjenitë e krimit tentojnë  të trafikojnë drogën.

Trafiku me avionë

Në vendet e Amerikës Latine është një nga mënyrat më të shpeshta ky lloj trafiku, për shkak të pistave të shumta që ekzistojnë. Sigurisht që fluturimet bëhen në drejtim të SHBA-së, ku ulen avionët.

Shpikësi i kësaj metode trafiku ishte lordi meksikan i drogës, Amando Carrillo Fuentes. Ai e mori pseudonimin “Zoti i Qiejve” për shkak të transportit të drogës me avionë të mëdhenj. Qëllimi i tij ishte të transportonte 4 herë më shumë kokainë në Amerikë se rivalët e tij trafikantë. Operimet e Amados u bënë në një shkallë aq të gjerë saqë u bë trafikanti më i kërkuar në botë.

Tashmë kjo metodë po përdoret gjerësisht edhe në Shqipëri. Rasti më i fundit pas Divjakës, është edhe rrëzimi i avionit dje në Ishëm të Durrësit.

Trafiku me nëndetëse

Trafiku me skafe apo gomone është i zakonshëm, por trafikantët tashmë përdorin një mjet ushtarak: Nëndetëset. Transporti i lëndëve narkotike me nëndetëse është më i rrallë se rastet e tjera por ama ka ndodhur. Edhe në Shqipëri është bërë një tentativë e tillë në vitin 2001, por nuk u realizua për shkak të shkatërrimit të bandës nga policia. Këtë metodë e përdorin  më shpesh kartelet kolumbiane të lëndëve narkotike për të dërguar drogë në SHBA. Raste të tilla ka pasur edhe nga bregdeti i Meksikës drejt SHBA-së.

Drogë në stomak

Në Shqipëri janë të shumta rastet e trafikut të tillë, kur transportuesi e kishte futur lëndën narkotike në stomak. Trafik i tillë bëhet për lëndë narkotike të forta si, heroina apo kokaina. Në këto raste, personat i gëlltisin topat e lëndës narkotike që janë mbështjellë me material që nuk e kalon lagështirën.

Trafiku në këpucë

Edhe kjo mënyrë e trafikimit të lëndëve narkotike përdoret për drogat që janë të shtrenjta, pasi sasia që mund të transportohet është e vogël. Zakonisht lënda narkotike vendoset në vend të shollës së këpucës. Por ka edhe raste kur droga vendoset tek thembrat për të mos rënë në sy.

Trafiku në pije

Përdoret më rrallë, por është një mënyrë e mirë për të trafikuar droga të forta, kryesisht kokainë. Zakonisht lënda narkotike shkrihet në verë, e cila nuk bëhet njësh me kokainën. Kur mbërrin vera në vendin e caktuar, ajo zbrazet në një ambient të mbyllur, govatë apo lloj tjetër dhe me anë të metodave të ndryshme thahet, duke ndarë kokainën nga vera apo pije të tjera.

Pasta dhëmbësh me kolinoz të “bardhë”

Të fshehësh kokainë nëpër ambalazhe medikamentesh të ndryshme është tashmë diçka klasike. Por jo vetëm në medikament. Në fakt i gjejmë ngado, thonë drejtuesit doganave europiane, nga ku mund të veçojmë gjetje kokaine në hard disqe kompjuterësh, në kërmij, konserva fistiqe, etj”

Shpikjet e El Chapo

Nën udhëheqjen e Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, karteli i Sinaloas, një nga korporata ndërkombëtare më të mirë-organizuara në botë, me të ardhura vjetore prej 3 miliardë dollarësh, është përgjegjëse për 25 % të drogës së paligjshme që hyn në Shtetet e Bashkuara nga Meksika. Po për të kaluar drogën drejt SHBA-ve, Guzman ka pasur një mendje prej gjeniu krimi. Sipas DEA-s amerikane, organizata e tij e kalonte drogën nëpërmjet tuneleve, me avionë, dronë, nëndetëse, me anë të karotave e deri te peshkaqenët e ngrirë. /Tirana Observer/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img