13,01,2026

Trafik droge Shqipëri-Maqedoni, 4 në pranga, një në kërkim

Must Read

Gjatë operacionit “Domosdova”, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, sekuestruan 6 kg kanabis; dhe vunë në pranga 4 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë: Myzafer Saljiu, 37 vjeç, banues në fshatin Studeniçan Maqedoni. Vangjel Bogdani, 56 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Vjonilda Rozani, 30 vjeçe, banuese në Korçë. Aleksansdër Trpevski, 30 vjeç, banues në Shkup Maqedoni.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi I.A, 54 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, në banesën e të cilit u gjet edhe lënda narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga I.A, u gjet edhe një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, kalibër 7.65mm.

Lënda narkotike dyshohet se do të trafikohej për në shtetin e Maqedonisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img