29,12,2024

Topalli thotë se Veseli i kërcënoi: “Po vetëvriteni”

Must Read

Faton Topalli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ai dhe kolegët e tij të Lëvizjes janë kërcënuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Topalli tha në Ora e Fundit në Klan Kosova se Veseli u ka thënë me paralajmërim se po “vetëvriteni”.

“Veseli na ka kërcënuar, dikur na thoshte se ‘ju po vetpërjashtoheni’, ndërsa sonte tha ‘ju po vetëvriteni’”.

“Situata devijoi. Ne nuk e provokuam fare, ishte duke folur zoti Konjufca dhe arsyeja që reaguan kaq agresivë ishte letra që Lushtaku e ka dërguar nga burgu”.

“Ishin pikërisht këta që e votuan EULEX-in dhe Gjykatën Speciale”, ka thënë Topalli, duke folur për seancën e sotme maratonike, ku u fol për dënimet e fundit të komandantëve të luftës dhe mbrojtjen e vlerave të luftës.

“Ky lloji debati ka qenë thjeshtë një debat që përngjanë më shumë në fushatë zgjedhore”

“Teksti i Rezolutës tregon që ka qenë veç përpjeke për të bërë propagandë, për të treguar që ne po bëjmë diçka, por ata nuk kanë bërë asgjë, skan për qëllim që të zgjidhet diçka”.

“Rezoluta është ballon i zbraztë që nuk paraqet asgjë”, pohoi Topalli, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img