29,04,2024

Topalli premton kushte më të mira për bizneset e Ferizajt

Must Read

 

Ferizaj. 26.09.2017. Fushatënzgjedhore kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar komune Faton Topalli, e vazhdoi sot duke i vizituar bizneset që veprojnë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Topalli zhvilloi biseda të shkurtra me përfaqësuesit e këtyre biznesve, me ç’rast u njoftua nga afër me problemet që kanë ata gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Kandidati i Vetëvendosjes për të parin e qytetit, u ndal edhe tek tregu i gjelbër, ku edhe bleu 1 kilogramë rrush vendor.

“Angazhimi jonë maksimal ka me qenë promovimi i prodhimeve vendore dhe përveç kësaj edhe kthimi i kushteve të qarkullimit në komunikacion, rregullimi i parkingjeve që do t’i konvenoj edhe biznesit, si dhe të bëj qasje të barabartë edhe për personat me karroca për t’i frekuentuar këto biznese”, tha Topalli.

Topalli tha se nëse merr besimin e qytetarëve për të udhëhequr me komunën, do të kujdeset që t’u jap hapësirë bizneseve që funksionojnë kryesisht në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla”, pasi që sipas tij, aktualisht ato janë të ngufatura nga ndërtimet e larta.

“Bizneset janë të penguara në këtë rrugë për shkak të një urbanizmi kaotik. Nuk ka parkingje të planifikuara dhe kjo e vështirëson punën e këtyre bizneseve. Bizneset e Ferizajt kanë halle edhe me administratën dhe ne jemi këtu për t’u zotuar para tyre që po VV do t’i zgjidh të gjitha ato kërkesa që kërkohen nga komuna, sepse ne e kemi vullnetin, dijen dhe gatishmërinë për ta bërë ndryshimin”, tha Faton Topalli.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, Faton Topalli, tha se të gjitha ankesat dhe shqetësimet që sot u ngritën nga bizneset e rrugës ‘’Vëllezërit Gërvalla’’, do të inkorporohen në platformën politike të kësaj partie, e cila synon të drejtoj qeverinë lokale për katër vitet e ardhshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img