05,05,2024

Topalli: LVV do të qeverisë bashkë me qytetarë

Must Read

Ferizaj.16.10.2017. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Ferizajt, Faton Topalli, bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës nga kjo parti Dardan Sejdiu, u takuan me qytetarë ferizajas në sheshin e qytetit. Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarë, Topalli u premtoi atyre se Vetëvendosje do të qeverisë bashkë me ta.

“Kemi dalë për t’u takuar me qytetarë, ne do të qeverisim së bashku me qytetarë, edhe kur vjen puna për ndarjen e buxhetit do ta bëjmë së bashku me qytetarë, e jo siç është bërë deri më tani, kemi një mbështetje jashtëzakonisht të madhe, kjo mbështetje po vërehet edhe në takimet me qytetarë, edhe në takimet që kemi në lagje e fshatra, pra është një entuziazëm shumë i madh, edhe një përpjekje dhe një shpresë e madhe për ndryshimin në komunën e Ferizajt, ajo që po më pëlqen më së shumti është që kudo që kam takuar grupe të ndryshme të gjithë e dëshirojnë ndryshimin dhe kanë ide konkrete se si do të duket ndryshimi dhe kështu së bashku me ta do të realizojmë atë që presin qytetarët e komunës së Ferizajt”, tha Topalli.

Ndërsa, deputeti Dardan Sejdiu, tha se Ferizaj ka nevojë për ndryshim rrënjësor dhe kjo, sipas tij, do të ndodhë vetëm me Vetëvendosjen në pushtet.

“Ferizaj më në fund e ka një kandidat i cili përveçse e ka dëshmuar vetën në Kuvend të Kosovës, tashmë po e dëshmon vetën edhe si një kandidat me program të qartë e të saktë për ndryshimet që i duhen komunës së Ferizajt, tashmë dihet që komuna e Ferizajt ka nevojë për transformime të mëdha dhe këto transformime ndodhin vetëm me një program i cili është i qartë, i cili shpërfaq në mënyrë të drejtë dhe konkrete hapat dhe masat që duhet ndërmerren që ky transformim të ndodhë, Topalli është në fushatë i cili jep një ofertë konkrete secilit ferizajas, mendoj se më datën 22 tetor Ferizaj do të bëj vendimin e duhur, do të vulos fitoren që e kemi pasur më 11 qershor dhe vota për numrin 10 është vota për një ndryshim, është votë me mendje dhe me zemër, po besoj që edhe Fatoni edhe ekipi e kanë përkushtimin dhe dijen që të bëjnë këtë transformim të nevojshëm për qytetin e Ferizajt”,tha Sejdiu.

Në lidhje me akuzat që po i bëhen nga kundërkandidatët për kryetar komune, se Topalli nuk i njeh problemet e qytetit ngase është vetëm turist në Ferizaj, Topalli tha se përkushtimi i tij për vendin tashmë është dëshmuar në Kuvendin e Kosovës, transmeton Televizioni Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img