20,12,2025

Topalli kërkon nga Bechtel&Enke t’i paguaj ndërmarrjet kosovare sipas kontratës

Must Read

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Faton Topalli, përmes një  prononcimi ne mediat sociale ka kërkuar që kompania Bechtel&Enke  ti përmbahet kontratës dhe të paguaj obligimet financiare ndaj kompanive vendore.

“Ndryshe do të kërkojmë edhe në Kuvendin e Kosovës edhe nga Qeveria e Kosovës të aplikoj të njejtat masa ndaj kësaj Kompanie që janë aplikuar kur Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur me kohë obligimet e saj” ka shkruar Topalli

“Kompania Bechtel&Enke mori nga Buxheti i Republikë së varfër të Kosovës 54 Milion Euro për shkak të pagesave me vonesë të obligimeve materiale që Qeveria e Kosovës e kishte për detyrë t’i përmbushte sipas kontratës.. Sot e njejta kompani nuk paguan me kohë obligimet e kontraktuara që ka ndaj 25 ndërmarrjeve kosovare. Kjo jo vetëm që është e padrejtë, por edhe në kundërshtim me marëveshjet që ekzistojnë mes palëve. Ne kërkojmë nga kjo kompani që t’i përmbushë menjëherë këto obligime. Ndryshe do të kërkojmë edhe në Kuvendin e Kosovës edhe nga Qeveria e Kosovës të aplikoj të njejtat masa ndaj kësaj Kompanie që janë aplikuar kur Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur me kohë obligimet e saj. Protesta e ndërmarrjeve të Kosovës sot në Sojevë është e drejtë dhe ne e mbështesimË ka shkruar Topalli.

Ndryshe sot  në bazën qendrore të kompanisë Bechtel&Enke në Sojevë të Ferizajt 25 kompani vendore kanë protestuar   dhe kanë kërkuar  që kjo kompani ti përmbahet kontratës  dhe të bëjë pagesën për punët e kryera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img