27,04,2024

Toka s’falet tokë për liberalizim vizash (Video)

Must Read

rugova-ldquo-toka-e-kuqe-rdquo-q-euml-po-falet-video_hd-780x439

Ndonëse nga shumëkush është pritur qe Komisioni “ad hoc” i presidentes Atifete Jahjaga, i përbërë nga tre ekspertë ndërkombëtarë, t’i japë epilog çështjes se demarkacionit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje, raporti i publikuar nga ta vetëm sa ka ndikuar në tensionimin e situatës.

Banorët e Rugovës paralajmërojnë radikalizim të veprimeve dhe dalje të situatës jashtë kontrollit. Thonë se nuk pajtohen qe tokën të cilën e kanë shfrytëzuar “dem baba dem” t’ua japin malazezve, sikundër qe ia shohin për të madhe kryeministrit Isa Mustafa i cili, sipas tyre, asnjëherë nuk ka dalë në terren.

Shpresat i mbajnë tek deputetët e Kuvendit të cilët thonë se nuk do ta ratifikojnë këtë marrëveshje.

Agron Nikçi, banor i Rugovës paralajmëron se situata shumë shpejt mund të dalë jashtë kontrollit nëse Qeveria nuk heq dorë nga marrëveshja e 26 gushtit.

Madje, ka banorë që dyshojnë se toka po falet për shkak të liberalizimit të vizave.

“Nuk jepet toka për këtë”, thotë Sali Lukaj. /Tribuna Channel/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=_yAopLKiAW0?feature=oembed]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img