16,11,2024

Toger Ismail Sekiraqa kthehet në atdhe, ishte akuzuar në SHBA për abuzim seksual

Must Read

Sipas një komunikate nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, togeri Sekiraqa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndjekur trajnimin bazik për oficer të njësisë së Mbrojtjes Kimike Atomike dhe Biologjike (MKAB), nga 16 shkurt 2016 deri me 17 qershor 2016, si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi dy paleshe ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes.

“Togeri Ismail Sekeriqa në qershor të këtij u arrestua në SHBA nën dyshimin për abuzim seksual dhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore toger Ismail Sekiraqa është shpallur i pafajshëm nga gjykata kompetente e SHBA-ve. Toger Ismail Sekiraqa deri sa ishte i arrestuar, nga Bordi Disiplinor i FSK-së ka qenë i suspenduar me pagesë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Pas deklarimit të gjykatës, i pafajshëm, ai do të kthehet në vendin e punës, në njësinë e ku ka punuar më parë”, thuhet në njoftimin e MFSK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img