26,04,2024

Toaleti në QKMF të Drenasit, në gjendje të mjerueshme [FOTO]

Must Read

toalet

Është e vështirë të shpresojë për shërim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas nëse një pacient has në nevojë për hyrë në toaletin e ndërtesës së kësaj qendre.

Një qytetar nga Drenasi ka dërguar disa fotografi në KALLXO.com në të cilat shihet gjendja e mjerueshme e toaletit.

Zyrtarët e komunës e pranohjnë se gjendja në këtë objekt nuk është e mirë, por premtojnë se kjo do të rregullohet pasi që thonë se buxheti për këtë është ndarë tashmë.

“Ne jemi vetëdijshëm për gjendjen e QKMF-së në Drenas që është në gjendje jo të mirë në nyjet sanitare, por këtë vit, Komuna e Drenasit ka të miratuar nga ana e Kuvendit projektin për komplet renovimin e QKMF-së në Drenas në vlerën prej 70 mijë eurove, ku në kuadër të këtij renovimi do të rregullohen edhe komplet nyjet sanitare (tualetet), 12 sosh sa ka kjo Qendër e Mjekësisë Familjare”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra.

toalet1-765x1024toalet2-765x1024toalet3-765x1024

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img