Nëntë lojtarë kanë vdekur dhe 21 të tjerë konsiderohen të zhdukur pas përmbytjes së një anije në Uganda, që barte një ekip futbolli.
Sipas raporteve të medieve lokale, anija u përmbyt shkaku i mbingarkesës, në të cilën kishte edhe tifozë.
Anija u fundos 100 metra afër arritjes së cakut, përcjell lajmi.net.
Kjo është një tjetër tragjedi që prek futbollin, pas rrëzimit të aeroplanit më 2 dhjetor në Medelin, ku humbën jetën shumë lojtarë të skuadrës braziliane Chapeoense.
.