Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, në fshatin Zëmblak, në oborrin e banesës së tij, është gjetur i vetëvarur pa shenja dhune S.Sh, 48 vjeç.
Nga deklarimet e marra rezulton, se ky shtetas ishte përdorues i pijeve alkoolike, shtojnë të njëjtat burime.
Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën shkaktimi i vetëvrasjes.
Një ditë më parë, dy të rinj, kushërinj me njeri-tjetrin u mbytën në një rezervuar në fshatin Qatrom të Korçës. Trupat e tyre u gjetën nga polumbarët vetëm ditën e sotme. /Syri.net/