08,06,2025

Tiranë: Kosovari merr peng të dashurën gjermane, dënohet me kusht

Must Read

Nga hetimi gjyqësor rezultoi se Berisha kishte konsumuar elementët e veprës penale të pengmarrjes, ndërsa u shpall i pafajshëm për përdhunim, pasi e dashura e tij hoqi dorë. “Gjykata vendosi pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit Hamdi Berisha, për veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur, pasi e dëmtuara hoqi dorë nga ankimi.

Deklarimin fajtor për veprën heqja e paligjshme e lirisë dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim. Urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim të pavuajtur duke filluar ky afat nga data e dhënies së këtij vendimi. Vënia në provë e të dënuarit Hamdi Berisha për një periudhë kohe prej dy vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale” thuhet në vendimin e gjykatës.

Në muajin mars të vitit të kaluar, një shtetase gjermane u rrëmbye në zonën e Unazës së Re në kryeqytet nga ish i dashuri i saj kosovar dhe dy shokë të tij. Një orë pas rrëmbimit, shtetasja gjermane, Katerina Erekter, 27-vjeçe, u gjet. Sipas dosjes, pengmarrësi Berisha pretendonte se vajza i kishte vjedhur atij si bizhuteri të ndryshme, por edhe një sasi parash.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img