27,04,2024

Tifozët e skuadrës ferizajase kërcënojnë futbollistët pas humbjes

Must Read

Ferizaj ka dëshpëruar me rezultate në katër xhirot e para të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Klubi ferizajas nuk ka arritur më shumë se tri pikë në katër ndeshjet e para.

Ferizaj së fundmi humbi në stadiumin e saj nga Feronikeli me shifrat 2:0.

Tifozët e skuadrës Ujqit kanë shpërthyer duke i kërcënuar futbollistët përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Duke parë rezultatet e fundit dhe mos-angazhimin e shumicës së futbollisteve tonë shprehim pakënaqësinë tonë te të gjithë ata që po përfaqësojnë klubin tonë KF Ferizaj e veçanërisht lojtaret që ende se kanë kuptuar vlerën e fanellës se qytetit tonë .
Ne nuk do te lejojmë asnjëherë qe te bëhet hajgare me ketë fanelle , pasi qe klubi është i qytetit tonë . Dhe disa lojtar nuk e meritojnë te startojnë ne klubin tonë pasi qe nuk jemi klub për lojtaret qe vijnë me për përvojë
”, shkruhet në faqen e tifozëve të klubit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img