25,11,2024

“The Washington Post”: Ish- kryeministri shqiptar thërret qytetarët të armatosen

Must Read

Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post” shkruan sot se, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha u bëri thirrje këtë të enjte qytetarëve që të armatosen, pasi sipas tij qeveria nuk po arrin të përballet me krimin.

“Duke folur në seancën e sotme parlamentare, Berisha akuzoi qeverinë për lidhje me bandat e krimit dhe tha se nuk ka asnjë mënyrë tjetër rendin publik apo sigurinë. Berisha gjithashtu bëri thirrje për një ligj të ri për të lejuar mbajtjen e armëve. Armëmbajtja aktualisht është e paligjshme në Shqipëri dhe thirrja e tij është kundër ligjit gjë që mund të dënohet me 10 vjet burg”, shkruan “The Washington Post”.

Më tej në shkrim e përditshmja amerikane citon deklaratën e Berishës: “U bëj thirrje të armatosen”, tha Berisha.

Duke iu drejtuar qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ai shtoi: “Nëse ju, si një organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët, unë garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm të kthehen tek ju me të gjitha mjetet, në mënyrë që ju të mos dini ku të futeni”, shkruan “WP”.

“Arrestimi i fundit i udhëheqësit të një bande kriminale i ka çuar të dyja palët politike që të akuzojnë njëra- tjetrën për lidhje me kriminelët, sidomos gjatë fushatave zgjedhore.

Berisha mbaroi mandatin si kryeministër në vitin 2013, pasi Partia e tij Demokratike e qendrës së djathtë u mund në zgjedhjet parlamentare.

Një duzinë e ligjvënësve socialistë kërkojnë që udhëheqja e parlamentit të pezullojë Berishën nga pjesëmarrja në seancat për 10 ditë.

Në vitin 1997 Berisha, atëherë president i vendit, u rrëzua pas një revoltë popullore dhe pas disa muajve pothuajse anarki, njerëzit humbën kursimet e tyre në skemat e dështuara piramidale.

Pothuajse të gjitha depot e ushtrisë u plaçkitën dhe shumë nga këto armë mund të gjenden ende nën tokë në Shqipëri, anëtare e NATO-s që nga viti 2009./ Express

The post “The Washington Post”: Ish- kryeministri shqiptar thërret qytetarët të armatosen appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img